Kishte ngrënë sallam, qeni nuk po merrte frymë – pamjet kur turku e shpëton duke i bërë masazh të zemrës dhe frymëmarrje artificiale (Video)

Një qenush në provincën e Detit të Zi të Turqisë, Rize u shpëtua nga një burrë nga mbytja të martën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qenushi, i cili ishte gati të mbytej nga një copë sallam që e kishte ngrënë, u shpëtua nga Omer Yilmaz.
Ai i shpëtoi jetën qenushit duke i dhënë atij një masazh të zemrës dhe pastaj duke administruar një frymëmarrje artificiale.
Pas disa minutash të përpjekjeve, më në fund arriti të rikthente rrahjet e zemrës së qenushit, si dhe frymëmarrjen - dhe qenushi dukej mirë.
E gjitha ndodhi pasi një tregtar që po e ushqente, vuri re se qenushi nuk po merrte frymë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/03/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































