LAJMI I FUNDIT:

Kishte në duar trofeun e sapofituar, por klubi irlandez distancohet nga veprimet e Conor McGregor

Kishte në duar trofeun e sapofituar, por klubi irlandez distancohet nga veprimet e Conor McGregor

Klubi irlandez i futbollit, Drogheda United ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke u distancuar nga Conor McGregor, pasi luftëtari i famshëm i UFC-së është fotografuar me trofeun e klubit jashtë ambienteve të tyre.

Drogheda çuditërisht fitoi versionin irlandez të FA Cup (FAI Cup). Skuadra e bëri këtë pas fitores 2-0 ndaj Derry Cityt në nëntor dhe është hera e dytë në histori që ky klub fiton trofeun prestigjioz.

Por trofeu shumë shpejt përfundoi në duart e Conor McGregor. Irlandezi ka shfrytëzuar lidhjen familjare me futbollistin e Drogheda, Warren Davis, i cili ishte pjesë e skuadrës që fitoi trofeun.


McGregor pozoi në një pijetore teksa përqafoi trofeun duke njoftuar se ishte krenar për kushëririn e tij dhe se ky ishte trofeu i dytë i Kupës FAI që i shkoi dikujt në familjen e tij.

Drogheda United lëshoi ​​menjëherë një deklaratë për shtyp duke mohuar çdo lidhje me McGregor. Ata shpjeguan gjithashtu se si i erdhi trofeu në duart e tij dhe nuk donin të përmendnin emrin e tij në asnjë pjesë të tekstit.

“Sot na tërhoqi vëmendjen një postim në rrjetet sociale në lidhje me Kupën tonë FAI. Personi në foto është një i afërm i një prej lojtarëve tanë të ekipit të parë, i cili, si të gjithë në klub, kishte kujdestarinë e kupës për të festuar me familjen në intervale të ndryshme”, kanë deklaruar nga Drogheda dhe më pas kanë parë lidhjet e mundshme me McGregor.

“Drogheda United nuk është në asnjë mënyrë e lidhur me personin që ka postuar foton në rrjetet sociale dhe as me ndonjë markë të paautorizuar që përmendet”, theksoi klubi.

McGregor nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për futbollin dhe është mysafir i shpeshtë në ndeshje. Klubet që ai mbështet janë Manchester United dhe sigurisht Celtic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori