Ky është momenti kur një grup emigrantësh festuan teksa zbarkuan në plazhin Broadstairs në Kent para turistëve të habitur.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, grupi prej 20 personash - përfshirë tre fëmijë dhe një foshnjë - kishin bërë udhëtimin e rrezikshëm 30 milje nëpër Kanalin Anglez me një gomone.


Ardhja e tyre e papritur befasoi plazhistët në Broadstairs në bregdetin verilindor të Kentit - 10 milje të tjera nga ndalimet e zakonshme të varkave në pjesën jugore të qarkut nga Calais.

Sally Jones Rowell dhe vajza e saj Lydia Jones, 13 vjeç, ishin në plazh kur i panë të mbërrinin - një burrë ngriti krahët në ajër - me adoleshenten që u kishte ofruar atyre ushqim dhe pije.

Pamjet thuhet se vijnë pasi u konfirmua se të tjerë emigrantë kaluan Kanalin të shtunën - mes pretendimeve se Franca ka "humbur kontrollin e kufirit".

Moti i ngrohtë dhe “detet e mbushur me njerëz” gjatë kësaj vere janë një faktor kryesor, siç është një konsensus në rritje midis atyre që kërkojnë të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar se rruga shihet si më pak 'e rrezikshme' sesa përdorimi i kamionëve, kontejnerëve ose trenave. /Telegrafi/