LAJMI I FUNDIT:

Kishin bllokuar trafikun në autostradë, pasi ishin “arratisur” nga oborri i pronarit – policia në Idaho qëllon qentë

Kishin bllokuar trafikun në autostradë, pasi ishin “arratisur” nga oborri i pronarit – policia në Idaho qëllon qentë

Ky është momenti kur policia qëllon për vdekje dy qentë në skaj të një autostrade në Idaho, pasi ishin arratisur nga oborri i pronarit të tyre.

Reklama

Videoja është shpërndarë nga Stephanie Carsner në Facebook, dhe shfaq incidentin që ndodhi në autostradën 84 në Heyburn, transmeton Telegrafi.

Në video shihet njëri nga dy qentë duke qëndruar i shtrirë në asfalt, pasi ishte qëlluar me armë nga një polic.

Qentë Luna dhe Boomer kishin bllokuar trafikun në atë zonë, ku shoferët lëvizin me shpejtësi prej mbi 120 kilometra në orë.

Policët kishin tentuar të trembin qentë duke ju fishkëlluar dhe bërtitur, por pa ndonjë sukses.

E pronari i qenve kishte falënderuar kalimtarët e rastit që kishin tentuar t’i shpëtojnë ata, para se të qëlloheshin për vdekje.

Në kumtesën e policisë është thënë se qentë po krijonin situatë të rrezikshme për shoferët, sa që në një moment u bllokua plotësisht trafiku.

Policët fillimisht ishin telefonuar për bllokim trafiku dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, panë dy qen që kishin humbur.

Tentimet e policisë për t’i larguar nga rruga rezultuan të pasuksesshme dhe në fund u qëlluan për vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Robert Menendez akuzohet për ryshfet - senatori amerikan pritet të jap dorëheqje nga Kongresi amerikan

Robert Menendez akuzohet për ryshfet - senatori amerikan pritet të jap dorëheqje nga Kongresi amerikan

Amerika
Ukraina po vazhdon përballjen edhe me korrupsionin - arrestohen disa zyrtarë që lëshonin dokumente false për t'i ikur luftës

Ukraina po vazhdon përballjen edhe me korrupsionin - arrestohen disa zyrtarë që lëshonin dokumente false për t'i ikur luftës

Evropa
SHBA do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë ATACMS

SHBA do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë ATACMS

Evropa
Shtetas serbë të dyshuar për hapjen e tunelit në gjykatën malazeze

Shtetas serbë të dyshuar për hapjen e tunelit në gjykatën malazeze

Mali i Zi
Bullgaria dëboi kreun e kishës ortodokse ruse dhe priftërinjtë bjellorusë

Bullgaria dëboi kreun e kishës ortodokse ruse dhe priftërinjtë bjellorusë

Bullgaria

"Trupat e alienëve" të shfaqur në Kongresin meksikan dyshohet se janë të rreme

Amerika
Kalo në kategori