Kisha e Prekës siç njihet nga banorët shqiptarë të Koprivës së Mitrovicës është futur në mesin 23 aseteve të reja në listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme nga Ministria e Kulturës.
Kisha katolike me hyrje nga perëndimi e cila historikisht ka qenë trashëgimi e fshatit tash i banuar me shumicë myslimane, viteve të fundit është shfrytëzuar dhe po tentohet të tjetërsohet nga besimtarët ortodoksë, serbë të zonës.
Banorët janë shqiptarë, shumica myslimanë, por kishën e konsiderojnë pronësi nga e kaluara e trashëgimi të së tashmes.
Kisha e Prekës siç njihet në fshat e gryka e malit Lugi i Kishës, territorialisht sot i përkasin fshatit Shtërmc të Zubin Potokut.
Përpos që ia ndërruan fshatin dhe komunën, serbët lokalë po tentojnë që kishën katolike me hyrje nga perëndimi ta kthejnë në kishë ortodokse.
Kjo periudhë sipas historianit Pajazit Hajzeri, nisi pas luftës së dytë botërore, duke sjellë në rrethinë kolonë serbë dhe malazez.
“Në vitet e fundit (vitet 90′) veç kur është pushtuar në mënyrë klasike Kosova prej Serbisë, atë kanë vu dorë në atë kishë aty. Kanë ndërtuar edhe një shkollë për ata banorë që kanë pasur aty ata kolonët. Edhe sot është një kishe e boshatisur. Në vitin 2008 e kanë bërë një renovim…”, thotë Pajazit Hajzeri, Historian.
Së fundmi me vendim të Ministrisë së Kulturës kisha është është futur në Listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme, bashkë 22 të tjera.
Në mënyrë që kjo kishë të mos e ketë fatin e shumë të tjerave që ishin katolike e u tjetërsuan nga Kisha Ortodokse Serbe, Hajzeri kërkon kujdes nga Ministria e Kulturës.
“Ministria e Kulturës për këtë objekt fetar duhet me shkua në vend, me i taku banorët që e njohin atë kishe si të tyren, mos me e ndryshua historikun e saj. Sepse ne kemi plot kisha në Kosovë për të cilat Serbia ka bërë një historik të veçantë të tyre. Tu e dit ne çfarë ka qenë kish Iliro-Arbërore ata e kanë bërë kisha sllave”
Para disa muajsh në mbrojtje të kësaj kishe si trashëgimi kulturore të shqiptarëve publikisht kishte dalur edhe kryetari i fshatit.
Ndër 23 monumentet tjera në mbrojtje të përkohshme është edhe lokali “Panda” në Pejë.
Aty u ekzekutuan gjashtë të rinj serbë nga autoritetet serbe, duke tentuar që krimin t’ia m’veshin rrejshëm Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo është konfirmuar viteve të fundit edhe nga vet krerët shtetëror të Serbisë./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës