LAJMI I FUNDIT:

Kiryat Shmona në flakë – Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë – Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Ushtria izraelite tha se rreth 35 raketa u hodhën nga shteti libanez drejt Kiryat Shmon, një qytet në veri të Izraelit.

Rreth 15 raketa janë rrëzuar nga sistemi izraelit kundër raketave “Iron Dome”, ndërsa të tjerat kanë goditur qytetin duke shkaktuar dëme materiale.

Kush votoi pro dhe kush kundër rezolutës që e avancon statusin e Palestinës në OKB
Lexo po ashtu Kush votoi pro dhe kush kundër rezolutës që e avancon statusin e Palestinës në OKB

Pamjet e qytetit në flakë po përhapen në rrjetet sociale, raporton timesofisrael.


Grupi libanez Hezbollah ka konfirmuar se ka gjuajtur raketa Katyusha në bazën ushtarake Khirbet Maar pranë kufirit libanez në orët e fundit.

Hezbollahu tha se ushtarët izraelitë po mblidheshin për të riparuar dëmet nga një sulm i mëparshëm kur ata u shënjestruan përsëri dhe pësuan viktima.

Grupi mori përgjegjësinë për shtatë sulme në pozicionet izraelite deri më sot, duke thënë se sulme të tjera kishin në shënjestër qytetin e Kiryat Shmona dhe kazermat Yiftah, ndër të tjera.

Mohammed Raad, kreu i bllokut parlamentar të Hezbollahut, paralajmëroi se “atë që Izraeli po bën sot në Gaza, do ta bëjë në çdo vend që e konsideron të dobët dhe nga i cili ndihet i ndarë dhe i gatshëm të dorëzohet”.

Pse SHBA-ja dhe Britania nuk e mbështetën rezolutën për anëtarësimin e Palestinës në OKB?
Lexo po ashtu Pse SHBA-ja dhe Britania nuk e mbështetën rezolutën për anëtarësimin e Palestinës në OKB?

Ai e përshkroi çdo përpjekje për të arritur një zgjidhje të konfliktit si “teatrale” dhe theksoi rëndësinë e “linjave të qëndrueshme dhe të kuptuarit seriozitetin e qëllimeve të Izraelit”.

Ndryshe, Izraelin po e sulmojnë herë pas here grupe të armatosura pas ofensivës së ushtrisë izraelite në territoret palestineze. Deri më tani raportohet se janë vrarë 34,262 palestinezë dhe 1,410 izraelitë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Amerika
Meksika ekstradon në SHBA një nga bosët më të kërkuar të drogës dhe 28 anëtarë të kartelit

Meksika ekstradon në SHBA një nga bosët më të kërkuar të drogës dhe 28 anëtarë të kartelit

Amerika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Moment historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Botë
Kalo në kategori