LAJMI I FUNDIT:

Kiracovski: Në KSHZ është dorëzuar listë zgjedhore jo e plotë

Kiracovski: Në KSHZ është dorëzuar listë zgjedhore jo e plotë

Zv. ministri plotësues, për shoqëri informatike dhe administratë, Aleksandar Kiracovski, ka akuzuar ministren Marta Tomovska-Arsovska, se në KSHZ ka dorëzuar listë zgjedhore të pasaktë dhe të pa plotësuar si duhet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kiracovski thotë se lista është dorëzuar pa nënshkrimin e tij. ndërkaq KSHZ-në e ka njoftuar se lista zgjedhore nuk është e plotë, duke u bërë me dije se do të bëjnë vepër penale, nëse e pranojnë këtë listë.


Ai ka akuzuar ish-kryeministrin Gruevski se është duke bërë çmos që të mos ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike, duke theksuar se lista zgjedhore është një nga kushtet kryesore për zgjedhje të rregullta dhe të drejta./Telegrafi/