Kinezi zbulon se minjtë ia kishin mbushur motorin me lajthi

Z. Wang, nga qyteti Jixi në provincën Heilongjiang të Kinës, prej kohësh dëgjonte zhurma të çuditshme nën kapakun e motorit të veturës - por megjithëse zhurmat po përkeqësoheshin me kohë, ai kurrë nuk i kushtoi rëndësi për t’i kontrolluar.
Së fundmi, Wang e çoi automjetin në garazh për kontroll - dhe zbuloi se e gjithë zona nën xhamin e përparmë dhe nën kapakun e motorit ishte mbushur me lajthi.
Mekaniku në garazh gjeti se edhe ventilimet e ajrit dhe filtri i kabinës ishin bllokuar nga lajthitë.
Ai tha se automobili zakonisht qëndronte në garazh - prandaj nuk ishte e mundur që një derrkuc të kishte hyrë vetë.
Ai dyshon që disa minj e kanë mbushur veturën me lajthi që kishin mbetur në një qese në garazh.
Wang tani planifikon të vendosë kurthe ngjitëse për të parandaluar që minjtë ta përdorin SUV‑in e tij si magazinë ushqimesh. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com

















































