Kinezi i prenë perimet me letra bixhozi (Video)

Kinezi Je Tongksin (48) tash 10 vjet provon të thyejë rekordin botëror në prerje të shpejtë të perimeve me letrat e bixhozit. Rekord i deritashëm është prerja e 18 trangujve për më pak se një minutë, kurse Tongksinit assesi nuk po i shkon për dore që ta thyejë këtë rekord.
Ai ushtron çdo natë nga dy orë, kurse letrat i hedh me një shpejtësi prej 360 km në orë. Kinezi ushtron edhe në shalqinj dhe molla, transmeton “Daily Mail”.
Deri tash ai ia ka dalë për të prerë një rresht prej 12 trangujsh për 47 sekonda dhe shpreson se do ta thyejë rekordin deri ën fund të këtij viti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/08/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































