Kinezë në mënyra të ndryshme po luftojnë kundër coronavirusit, kurse “arma” e tyre janë “tunelet për dezinfektim”, shkruajnë mediat kineze.

Deri më tani dy tunele të tilla janë vendosur në qytetin Chongqing, të cilët i përdorin punëtorët derisa janë rrugës për në punë, transmeton Telegrafi.

Siç raporton e përditshmja “South China Morning Post”, në tunele janë të vendosur detektorë me rreze infra të kuqe që në mënyrë automatike aktivizojnë sprejin në momentin që një person kalon nëpërmjet tunelit.

I tërë procesi i dezinfektimit nëpër tunele zgjatë vetëm 20 sekonda, kurse dezinfektimi i punëtorëve në Pekin kryhet ndryshe – me preparate të ndryshme dezinfektuese.

Megjithatë në Pekin çdo mbrëmje dezinfektohen edhe 405 stacione nëntokësore të metrosë, ku pastrohen në detaje dyshemetë, ulëset dhe shkallët lëvizëse. Gjithashtu çdo pasagjer para se të futet në stacion i matet temperatura. /Telegrafi/