Kindle Fire HD 7 nga Amazon del në shitje sot

Tableti 7 inç ka ekran me rezolucion 1280x800, kamerë HD për Skype dhe memorie prej 16GB. Ndërsa, modeli 32 gigabajtësh do të del në treg më 25 tetor të këtij viti.
Modeli 16gb konsideriohet si “tablet shumë i mirë për të kryer disa punë specifike”. Bashkë me daljen në treg të Fire HD 7, Amazon ka përmirësuar edhe modelin ekzistues të Fire i cili del në shitje sot me çmim prej 159 dollar.
Përmirësimi i Fire përfshin dy herë më shumë RAM memorie se verzioni i zakonshëm, procesor më të shpejtë dhe bateri më jetëgjatë. Amazon ka përmirësuar modelin e vjetër të Fire edhe me qëllim të qasjes në filmat X-Ray, librat X-Ray dhe aplikacionet si Immersion Reading, Whispersync dhe Kindle FreeTime.
Së fundi, Amazon ka zbritur edhe çmimin e pajisjes për leximin e librave elektronik, Kindle, me çmim të ri prej 89 dollar, për dallim nga 109 dollar, çmimi i deritanishëm. /Telegrafi/




















































