Autoritetet kineze kanë ndaluar tatuazhet për ekipin kombëtar të futbollit në vendit e tyre dhe i kanë urdhëruar ata që kanë t'i heqin ato.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Sporteve Kineze në një dokument të titulluar “Propozime për forcimin e menaxhimit të futbollistëve”, të gjithë futbollistëve që luajnë për ekipet kombëtare ndalohen rreptësisht të bëjnë tatuazhe.


"Ata që tashmë kanë bërë tatuazhe duhet t'i heqin ato. Në raste të veçanta, lojtarët do të lejohen të mbulojnë tatuazhet e tyre gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve", thuhet në deklaratë.

211230103801 china footballers tattoo ban spt intl file 082819 exlarge 169 e1640882164282

Ky rregull i mbulimit të tatuazheve vlen vetëm për lojtarët që janë aktualisht në ekipin kombëtar.

Lojtarët me tatuazhe nuk do të mund të marrin një ftesë për në ekipin kombëtar para se t’i heqin atë.

211230103856 china footballers tattoo ban spt intl file 121020 exlarge 169 e1640882151891

Si arsye për këtë vendim drastik, autoritetet përmendën “demonstrimin e frymës pozitive të futbollistëve kinezë, të cilët duhet të jenë model për qytetarët”. /Telegrafi/

telegrafi sport app