Kina i kërkon SHBA-së të lirojë Maduron menjëherë

Kina i ka kërkuar SHBA-së të lirojë menjëherë Nicolas Maduron.
Ministria e jashtme thotë se “operacioni ushtarak amerikan për të kapur presidentin venezuelian shkeli ligjin ndërkombëtar”.
Ajo shton se “Kina gjithmonë mban komunikim dhe bashkëpunim pozitiv me qeverinë venezueliane”, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Në fakt, disa orë para kapjes së tij, Maduro po priste një delegacion kinez në Karakas të udhëhequr nga përfaqësuesi i saj special për çështjet e Amerikës Latine, Qiu Xiaoqi.
Pamjet filmike i tregonin ata duke buzëqeshur së bashku, të pavetëdijshëm për atë që do të ndodhte.
Kohët e fundit, Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, i ka siguruar aleatit të saj Venezuelës një “ndihmë shpëtimi ekonomik” pas sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja dhe aleatët e saj në vitin 2017.
Ajo bleu mallra me vlerë pothuajse 1.4 miliard euro në vitin 2024. /Telegrafi/


































