LAJMI I FUNDIT:

Kina dënon me 18 vjet burgim manjatin që kritikoi presidentin Xi

Kina dënon me 18 vjet burgim manjatin që kritikoi presidentin Xi

Kina ka dënuar manjatin e patundshmërisë, Ren Zhiqian, njëherësh kritikun e presidentit kinez, Xi Jinping, me 18 vjet burgim për korrupsion.

Ren, ish-udhëheqës i grupit shtetëror të patundshmërisë, Huayuan, është gjobitur edhe me 618,000 dollarë, sipas vendimit të Gjykatës së Pekinit.

Gjykata ka shpallur Ren fajtor për “korrupsion, ryshfet, përvetësim të fondeve publike dhe abuzim me pushtetin”.


Në dokumentet e gjykatës është thënë po ashtu se Ren ka pranuar “krimet e tij”, bashkë me dënimin.

Ren, 69-vjeçar, ish-anëtar i Partisë Komuniste dhe ish-udhëheqës i kompanisë Huayuan ka pasur raporte të mira me zyrtarë të kësaj partie, përfshirë nën-presidentin, Wang Qishan, njeriun e dytë më të fuqishëm të Kinës.

Ren është përjashtuar nga partia në muajin korrik, pasi është akuzuar për “bashkëpunim me fëmijët e tij për të krijuar pasuri në mënyrë të papërmbajtshme”, shkruan REL.

Ren, djali i tij dhe asistenti janë zhdukur më herët gjatë këtij viti, pasi ai ka publikuar një artikull duke kritikuar Pekinin për mënyrën si ka menaxhuar pandeminë me coronavirus.

Ndonëse në shkrimin e tij nuk është përmendur drejtpërdrejt presidenti kinez, në të është folur për një “palaço” të etur për pushtet dhe të vendosur për të “luajtur rolin e perandorit”.

Ren më herët kishte kritikuar Partinë Komuniste edhe përmes postimeve në rrjetet sociale.

Në trend Botë

Më shumë
Erdogan flet në telefon me Trump – zbulohen detaje të bisedës mes tyre

Erdogan flet në telefon me Trump – zbulohen detaje të bisedës mes tyre

Botë
Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Botë
Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin me pasagjerë që “vendosi të sfidonte” tornadon, e cila po godiste Missourin

Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin me pasagjerë që “vendosi të sfidonte” tornadon, e cila po godiste Missourin

Amerika

"Të humbur, por jo të harruar": Si po i kërkon Ukraina të zhdukurit e luftës

Evropa
Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm

Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm "për të përshpejtuar reformat"

Botë
SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

Botë
Kalo në kategori