Kim Turnbull përballë thashethemeve pas ndarjes me Romeo Beckham: Nuk do të duroj më ngacmime

Modelja britanike, Kim Turnbull, është vënë në qendër të vëmendjes pas ndarjes nga Romeo Beckham, djali i dytë i çiftit të njohur David dhe Victoria Beckham.
Ajo është përfshirë në një stuhi thashethemesh dhe spekulimesh që, sipas saj, kanë kaluar çdo kufi dhe janë bërë të padurueshme.
Për këtë arsye, Kim vendosi t’i japë fund heshtjes dhe të sqarojë publikisht pozicionin e saj përmes një deklarate të qartë dhe të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale.

Në Instagram, Kim shkruan se kishte vendosur të mos reagonte më parë për të mos “shtuar benzinë zjarrit”, por se situata ka arritur një pikë ku ajo ndjen se është e nevojshme të flasë për të mbyllur këtë kapitull dhe për të ecur përpara.
“Nuk do të vazhdoj të ngacmohem apo të ndihem e turpëruar mbi bazën e gënjeshtrave, vetëm për të përshtatur një narrative të caktuar”, shkruan ajo me vendosmëri.

Në vijim, Kim ndalet të sqarojë edhe një nga thashethemet më të përfolura në rrjet – një lidhje e supozuar romantike me Brooklyn Beckham, vëllain më të madh të Romeos.
“Nuk kam qenë kurrë e përfshirë në një marrëdhënie romantike me personin në fjalë. Asgjë mes nesh nuk ka kaluar përtej një miqësie të thjeshtë shkollore. Dëshiroj të tërhiqem nga ky diskutim dhe të sqaroj të vërtetën për hir të të gjithëve që janë përfshirë”, ka përfunduar ajo.
Pas kësaj deklarate, Romeo ka publikuar një mesazh të fshehtë në rrjetet sociale që shumë e kanë interpretuar si një reagim indirekt ndaj Kim-it. Ai ka postuar një foto nga filmi klasik "Roman Holiday", shoqëruar me fjalët: “Jini të mirë me njerëzit dhe mos thoni gënjeshtra të panevojshme”. /Telegrafi/



























































