Kim Kardashian është rikthyer sërish në Los Angeles të martën pas një ribashkimi me bashkëshortin e saj, Kanye West.

Ylli televiziv 39-vjeçe, ishte e vetme në udhëtimin e saj për të parë bashkëshortin në Cody, Wyoming, pas deklratave që bëri Kanye javë më parë.


Ajo nuk dukej në gjendje të mirë ndërsa doli nga avioni i saj privat me flokët e lidhura në një tufë.

31309990 8570441 Kim Kardashian arrived back in Los Angeles on Tuesday alone afte a 25 1595984406011 Kim Kardashian (Foto: Backgrid)

Zeshkania e mbante kokën poshtë dhe u duk se e fshiu faqen e saj teksa hyri në një makinë që po e priste.

Një burim tha për Dailymail se Kim është kthyer në Los Angeles për të qëndruar më fëmijët gjersa Kanye të përfundojë albumin e ri.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u bashkua me reperin të hënën për herë të parë pas deklaratave dhe çifti u fotografuan në një makinë duke biseduar ashpër.

31310734 8570441 image a 49 1595985312806 Kim Kardashian (Foto: Backgrid)

Është raportuar se Kim dhe familja e saj po 'mbrojnë fëmijët' nga drama dhe sjellja e vazhdueshme e Kanye.

Kim mesa duket po përpiqet t’i mbajë gjërat sa më normale për katër fëmijët e saj: North, Chicago, Saint dhe Psalm.

“Ajo është duke i mbrojtur fëmijët dhe të gjithë familjen e saj. Dhe gjithkush prej tyre është duke munduar të krijoj një atmosferë normalë në shtëpi”, shtoi një burim për DailyMail. /Telegrafi/

31310392 8570441 Low key look Kim wore grey sweats as she exited her private jet  a 13 1595984405265 Kim Kardashian (Foto: Backgrid)

31310738 8570441 The makeup mogul carried a large Birkin bag with her for the sho m 50 1595985535970 Kim Kardashian (Foto: Backgrid)