Kim Kardashian vazhdon të mbetet një prej personazheve të shoubizit më të komentuara ndonjëherë.

Në pothuajse secilën paraqitje të saj, 39-vjeçarja shihet të kujdeset në detajin më të vogël të mundshëm, pasi merr vëmendje nga publiku i gjerë, shkruan Daily Mail.


Në postimet e fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka mahnitur miliona ndjekësit e saj, përmes dukjes së re.

Kim1 (Foto: Screenshot/Instagram/kimkardashian)

Ylli i "Keeping Up With The Kardashians" është kthyer në bionde teksa flokët e saj duken edhe më të shëndetshëm gjatë izolimit.

Për t'u dukur edhe më bukur, Kim vendosi që rrënjët e flokëve të saj t'i linte më të errëta, ashtu sikur është edhe ngjyra e saj natyrale.

kim2 (Foto: Screenshot/Instagram/kimkardashian)

Paraqitjes së saj, ajo i shtoi edhe një grim të rëndë, ku publikoi edhe produktet e përdorura, të cilat ishin kryesisht të markës së saj. /Telegrafi/