Ata ndanë rrugët e tyre më herët gjatë këtij viti, por kanë qenë pranë njëri -tjetrit edhe pas kësaj kohe.

Dhe Kim Kardashian dëshmoi se kishte nevojë për një mbështetje ajo kërkoi ndihmën e ish-burrit të saj, Kanye West ndërsa u panë duke u larguar nga hoteli i saj përpara debutimit të saj “Saturday Night Live”, shkruan DailyMail.


Ylli 40-vjeçar u mbulua me një pallto ngjyrë rozë masive ndërsa u nis për në “30 Rockefeller Plaza” pasi kaloi pothuajse gjithë natën duke bërë prova për shfaqjen.

Screenshot 33 2

Kim kombinnoi dukjen me çizme argjendi, çantë me të njëjtën ngjyrë, dhe një palë doreza po ashtu rozë, ndërsa ish-bashkëshorti i saj u pa i veshur krejtësisht në të zezë.

Nëna e katër fëmijëve paraqiti kërkesën për divorc nga reperi i saj në shkurt pas gati shtatë vitesh martesë.

kim

Ndërsa dyshja thuhej se kishin shkuar rrugët e tyre të ndara, ajo ishte në dispozicion për të mbështetur publikimin e albumit të tij të fundit “Donda”.

Kanye e ka përdorur udhëtimin në Nju Jork për disa takime. Të premten, Kanye u fotografua duke në drekë me Anna Wintour në West Village të New York-ut.

Screenshot 34 2

Ndërsa, Kim do të bëjë debutimin e saj në “Saturday Night Live” i cili transmetohet të shtunave (11:30 pasdite sipas kohës lokale në NBC. /Telegrafi/