LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian bën që e gjithë vëmendje të kthehet tek ajo në Javën e Modës në Milano

Kim Kardashian bën që e gjithë vëmendje të kthehet tek ajo në Javën e Modës në Milano

Kim Kardashian u sigurua që të gjithë sytë ishin tek ajo teksa kishte dy veshje të mahnitshme gjatë Javës së Modës në Milano të shtunën.

42 vjeçarja theksoi linjat e saj të famshme trupore teksa kishte veshur një fustan të kuq të ndezur që nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar për shfaqjen e “Dolce & Gabbana”.

Ajo më vonë veshi një kostum ngjyrë kremi të zbukuruar me kopsa teksa po shkonte për në dyqanin “Dolce & Gabbana”.


Duke i shtuar veshjes së saj një çantë të kuqe, Kim e plotësoi dukjen me një gjerdan argjendi në formë kryq.

Dua Lipa me një tjetër paraqitje tërheqëse në Javën e Modës në Milano
Lexo po ashtu Dua Lipa me një tjetër paraqitje tërheqëse në Javën e Modës në Milano

Duke i lënë flokët e saj brune në valë të lirshme poshtë shpatullave, Kim theksoi bukurinë e saj natyrale me një gamë të lehtë makijazhi.

Kim i shtoi lartësisë së saj disa centimetra në një palë çizme ngjyrë krem me taka të larta deri tek gjuri dhe i stiloi flokët e saj me thekë lirshëm në valëzime magjepsëse.

Ylli ka qenë e zënë me promovimin e koleksionit të saj të ri të “SKIMS SWIM” gjatë gjithë javës pasi zbuloi koleksionin e saj të dytë të shumëpritur.

Sipërmarrësja themeloi më parë markën “SKIMS” së bashku me Jens dhe Emma Grede në vitin 2019.

Që atëherë, modelja është shfaqur në disa nga fushatat promovuese të markës së saj pas ndryshimit të emrit.

Disa nga anëtarët e familjes së saj, përfshirë motrat e saj Khloe dhe Kourtney dhe gjysmëmotra Kendall, janë paraqitur gjithashtu në fotosesionet e markës “SKIMS”.

Dalja e Kimit në javën e modës vjen pasi ajo u akuzua se po përpiqej t’i ngjante aktores së ”Jennifer’s Body”, Megan Fox.

Kur pozoi për fushatën e saj më të re “SKIMS”, fytyra e Kimit dukej shumë ndryshe. Hunda e saj dukej më e hollë dhe buzët dukeshin edhe më të mëdha se zakonisht.

Disa ndjekës në Instagram thanë se ajo mund të ketë bërë operacione plastike për t’u dukur më shumë si Megan Fox.

Fansat e kanë akuzuar prej kohësh modelen se i është nënshtruar një operacioni plastik dhe nxituan në seksionin e komenteve për të pyetur pse ajo dukej ndryshe në fotografi.

Vet Kim nuk i është përgjigjur këtyre kritikave. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Trazira në BBVA: Danja, Rizarta dhe Vserlo planifikojnë për t’i fshehur zarfat e Gjestit

Trazira në BBVA: Danja, Rizarta dhe Vserlo planifikojnë për t’i fshehur zarfat e Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Kalo në kategori