Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, shpërtheu në lot ndërsa lëshoi një ndjesë të rrallë për dështimin e tij për të drejtuar vendin nëpër kohë të trazuar, të përkeqësuar nga shpërthimi i coronavirusit.
Duke folur në një paradë të madhe ushtarake të mbajtur në fundjavë për të shënuar 75 vjetorin e partisë së Punëtorëve në pushtet, Kim hoqi syzet dhe fshiu lotët – një tregues, thonë analistët, e presionit në rritje ndaj regjimit të tij, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.
“Njerëzit tanë kanë besuar tek unë, lart sa qielli dhe thellë si deti, por unë nuk kam arritur ta bëj këtë gjithnjë në mënyrë të kënaqshme”, ka thënë ai, sipas një përkthimi të komenteve të tij në Korea Times. “Më vjen shumë keq për këtë”.
Duke cituar gjyshin dhe babanë e tij – dy udhëheqësit e mëparshëm të Koresë së Veriut – Kim vazhdoi: “Edhe pse mua më është besuar përgjegjësia e rëndësishme për të udhëhequr këtë vend duke mbështetur kauzën e të mëdhenjve Kim Il-sung dhe Kim Jong-il, falë besimit të të gjithë njerëzve, përpjekjet dhe sinqeriteti im nuk kanë qenë të mjaftueshme për të çliruar njerëzit tanë nga vështirësitë në jetën e tyre”.
Ndërsa parada në kryeqytet, Pyongyang, paraqiti zbulimin e pritur të një rakete të re balistike ndërkontinentale dhe pajisjeve të tjera ushtarake, analistët thanë se Kim kishte përdorur një pjesë të konsiderueshme të fjalës së tij për të “bashkëndjerë” me popullin e Koresë së Veriut.
Adresimi i tij, siç thuhet më tej, ishte i mbushur me fjalë ogurzeza të tilla si “sfida të mëdha” dhe “katastrofa të papara”.
Po sipas The Guardian, Koreja e Veriut ka parë tregtinë me Kinën – deri tani partneri i saj më i madh ekonomik – të bjerë në mënyrë dramatike për shkak të mbylljes së kufijve në përgjigje të pandemisë, megjithëse Pyongyang këmbëngul se nuk ka regjistruar një rast të vetëm të virusit.
Dhe vitet e sanksioneve ndërkombëtare në përgjigje të programeve bërthamore dhe raketore të Kim, plus dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, vetëm sa i kanë shtuar vështirësitë e tij.
“Është e rëndësishme të shikojmë pse ai ka gjetur të derdhë lot në një rast të tillë”, i tha Hong Times, drejtori i divizionit të Koresë së Veriut në Institutin Koreane për Bashkimin Kombëtar. “Nën mesazhin e tij, mund të kuptohet që Kim po ndjen shumë presion mbi udhëheqjen e tij”.
Pavarësisht nga prania e trupave, raketave, tankeve dhe provave të tjera të fuqisë ushtarake në rritje të Koresë së Veriut, Kim ofroi “mbështetje” për njerëzit në të gjithë botën që vuajnë si rezultat i COVID-19 dhe shprehu shpresë për një përmirësim të lidhjeve me Korenë e Jugut.
Çfarë ka rënë në sy gjithashtu është fakti se Kim paralajmëroi në fjalimin e tij se ai do të “mobilizonte plotësisht” forcën e tij bërthamore nëse kërcënohej, por shmangu kritikat e drejtpërdrejta ndaj Uashingtonit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3