Pas një mungesë prej më se tri javësh, Kim Jong-Un është shfaqur sërish në publik, për të diskutuar lidhur me kapacitetin e armëve nukleare të Koresë së Veriut, me udhëheqësit më të lartë ushtarakë.
Lideri 36-vjeçar, herën e fundit është parë më një maj, derisa po e inauguronte një fabrikë që merret me prodhimin e plehut artificial dhe nuk është parë më, transmeton Telegrafi.
Në prani të Komisionit të Shtatë Qendror Ushtarak të Partisë së Punëtorëve të Koresë, Kim tregoi synimet për të rritur forcën e ushtrisë dhe për t’i vënë në gatishmëri forcat strategjike.

Raportohet se Kim përmendi nevojën për të korrigjuar ‘makinerinë e panevojshme dhe defektet përbërëse’ të ushtrisë, në mënyrë që të mund të përgatitet më mirë kur vendi duhet të mbrohet kundër ‘forcave të huaja’.
Fotografitë nga takimi, e shfaqin Kimin përpara një bordi, duke përdorur një shkop të gjatë të bardhë për të bërë një prezantim.

Që nga prezantimi i fundit, kanë kaluar gjithsej 24 ditë, kur u shfaq duke prerë shiritin e fabrikës, pas lajmeve të shumta se ai ka vdekur.
Lajme ende të pakonfirmuara, bëjnë të ditur se Kim ka pasur një operacion në zemër, ndërsa edhe më herët thuhej se ai kishte probleme shëndetësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Macron: Sulmi me thikë ishte "terrorizëm islamist"

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit