Kim Jong un do të jetë i pari lider koreano-verior që do të shkelë në tokën koreano-jugore që nga fundi i luftës mes koreve në 1953, ndërsa detajet përfundimtare të samitit, janë vendosur tashmë.
Koreja e Jugut tha se presidenti Moon Jae In do të presë personalisht Kim Jong un në kufi, në orën 09.30 minuta të së premtes.
Çdo detaj i takimit tani është planifikuar me saktësi, që nga axhenda e bisedimeve e deri tek menyja e darkës, përcjell tch.
Bisedimet zyrtare do të fillojnë në 10:30 minuta, në shtëpinë e paqes në Panmunjom.
Të dy liderët do të kenë një pushim pas sesionit të parë dhe do të drekojnë ndarazi, me delegacionin koreano-verior që do të kthehet prapa në anën e tij të kufirit.
Ndërkohë pasdite, Moon Jae in dhe Kim Jong un do të mbjellin një pishë, duke përdorur dhe e ujë nga të dyja anët e vendit, çka do të simbolizojë paqen dhe prosperitetin.
Pas kësaj, do të ketë një tjetër raund bisedimesh, ndërsa samiti do të përmbyllet me liderët që nënshkruajnë një marrëveshje dhe mbajnë një deklaratë të përbashkët, përpara darkës.
Kjo e fundit do të mbahet në anën koreano-jugore dhe menuja e menduar me kujdes është bërë e ditur që më herët.
Kim Jong un do të shoqërohet nga nëntë zyrtarë, përfshirë të motrën, që udhëhoqi delegacionin e veriut në lojërat olimpike dimërore, më herët këtë vit.
Takimi, i treti i këtij lloji, pason ata të viteve 2000 dhe 2007 dhe është rezultat i muajve përmirësimi të marrëdhënieve mes dy Koreve dhe hap rrugën për takimin e planifikuar mes Kim Jong un dhe Presidentit amerikan Donald Trump.
Ky i fundit hodhi dyshime mbi këtë takim të enjten duke thënë në një intervistë me Fox News se ndoshta takimi mund edhe të mos zhvillohet.
Ai po ashtu tha se po konsideronte tre ose katër data, si edhe pesë vende të mundshme, nëse do të vijohet me planin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbreti Charles III i dërgon një letër Trumpit – çfarë shkruhej në të?

“Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm” – liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump-Zelensky

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet