LAJMI I FUNDIT:

KILROY ISHTE KËTU

KILROY ISHTE KËTU
Ilustrim

Poezi nga: Peter Mladinic
Përktheu: Fadil Bajraj

I thashë se e doja
Ishim më afër dritareve
së derës,
bjond me flokë si shtëllungë
fytyra më e plotë se në shkollë të mesme
Ai dukej si luan

Vite më vonë psikiatri i tij
i tha të mos brengosej fort
për urinë, tërmetet, padrejtësitë
Mjeku i tij i tha të vinte një stent
Hiri i tij në kopshtin e motrës e së tij
i tha era
do të na fshijë


Ne dukemi si hiri që do të shihni në borë
nga treni
duke hyrë në qytet
ke shëtitur
ishte një ditë me diell
je futur në disa bare
je ulur në një stol parku
pëllumbat u ulën dhe fluturuan