LAJMI I FUNDIT:

Kica-Xhelili: Dejona Mihali e ka pasur të ndaluar të futet në Kosovë para se kjo qeveri të vijë në pushtet

Kica-Xhelili: Dejona Mihali e ka pasur të ndaluar të futet në Kosovë para se kjo qeveri të vijë në pushtet

Debate të shumta janë zhvilluar në lidhje me diskutimet e fundit për propozimet e Qeverisë për mënyrën e rregullimit të mediave online.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se kur ka qenë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, i është kërkuar që t’i shkarkojë anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media.

Derisa analisti Ylli Hoxha ka kritikuar Lumir Abdixhikun i cili kishte etiketuar Tv Dukagjinin për publikimin e një sondazhi të UBO Counsolting.


“Cili është dallimi mes Dejona Mihalit dhe Lumir Abdixhikut në këtë aspekt”, ka pyetur Hoxha, Kica-Xhelilin.

Nuk ka munguar as përgjigja e deputetes së LDK-së.

“O dal unë nga studio, ose të del ai”, deputetja Kica – Xhelili përplaset me analistin Hoxha
Lexo po ashtu “O dal unë nga studio, ose të del ai”, deputetja Kica – Xhelili përplaset me analistin Hoxha

“Do të filloj me një përgjigje të shpejtë. Dejona Mihali e ka pasur të ndaluar të futet në Kosovë para se kjo qeveri të vijë në pushtet, derisa Lumir Abdixhiku nuk e ka pasur këtë ndalesë asnjëherë. Jo shumë larg është kërkuar ta shkarkojnë Komisionin e Pavarur për Media, ju po e mbroni [Qeverinë]”, ka deklaruar tutje Kica Xhelili.

Ndryshe, kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka thënë se projektligji i Qeverisë Kurti 2 për mediet online është luftë ndaj medieve.

“Telashet kryesore janë se kjo do të ndikojë direkt në pluralitetin e mediave, për shkak të sjelljes dhe qasjes së kësaj qeverie qysh prej fillimit dhe luftës së vazhdueshme ndaj mediave”, ka thënë Rexha./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori