Kiara Tito dhe Luiz Ejlli nuk ka dyshim se janë bërë në një nga çiftet më të pëlqyera shqiptare.

Megjithatë deri këtu, ata kaluan në sfida të mëdha, e mes tjerash në një periudhë mjaft interesante.


Dasma e tyre në Big Brother VIP Albania ka qenë një nga momentet më kulminante, përfshirë edhe puthjen e parë që shkëmbyen me njëri-tjetrin.

Screenshot 1 1 Foto: Screenshot/Instagram

Asokohe pati shkrime, ‘meme’ e mesazhe që u bënë virale pasi kjo po pritej nga fansat jashtëzakonisht shumë.

Prezantuesja e njohur ka rikthyer një të tillë ku thuhej: “Mirëmbrëma, shef. Ndjesë për e-mailin në këtë orar të vonë, por po ju njoftoj që nesër nuk do të paraqitemi në punë, sepse u puth Luizi me Kiarën. Meqë sot është festë zyrtare, nesër na takon pushim. Faleminderit”.

Screenshot 2 3 Foto: Screenshot/Instagram

“Mirëmëngjes”, ka qenë përshkrimi me të cilin e ka shoqëruar këtë postim në InstaStory.

Të njëjtit vlen të ceket se kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 7 maj, në natën finale të BBVA. /Telegrafi/