Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë kthyer në dy prej banorëve më të kometuar të Big Brother VIP Albania.

Dyshja prej javësh janë bërë çift dhe momentet romantike dhe intime mes tyre nuk mungojnë.


Edhe sonte (e premte) banorët kanë realizuar sfidën e radhës që iu dha nga "Vëllai i Madh", "Cabare Show".

330379232 908205277187278 7411934660769562930 n 1 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Të gjithë banorët kanë dhuruar spektakël me perfoamncat e tyre, disa në këndim, të tjerët vallëzim dhe interpretim.

329592316 2696507493824351 7697598979223959329 n 1 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Ndërsa, Kiara e cila zgjodhi të këndonte këngën e artistes Beyonce "Crazy in Love" përfshiu në performancën e saj edhe Luizin.

330460353 1258151161747619 7992498310313795465 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Të dy shkëlqyen dhe dukeshin elegant në kostume me ngjyrë të zezë, teksa Kiara u shfaq sensuale duke performuar pranë Luizit.

Ajo që e bëri më të veçantë performancën e moderatores ishte se ajo e mbylli atë me një puthje plot pasion me këngëtarin.

330455182 1220961235500225 6862078086966437740 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Theksojmë që çifti kanë filluar përgatitjet edhe për festën e "Shën Valentinit' që me shumë mundësi do ta festojnë bashkë brenda shtëpisë së famshme. /Telegrafi/

330524718 758389805287688 8872147810919532953 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

330446738 3479231875651267 7377806158237178636 n 1 Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania