Kiara futet në rolin e Luizit, e imiton për mënyrën se si sillet me të dhe si ia shpreh dashurinë

Luiz Ejlli që nga hyrja në Big Brother VIP Albania ka shprehur një pëlqim ndaj moderatores, Kiara Tito.
Megjithatë, kjo e fundit nuk ia ktheu njëjtë duke shtuar faktin se nuk njihen akoma mirë dhe se do hapësirë për këtë.
E së fundmi, Kiara është futur në rolin e Luizit duke e imituar për mënyrën se si sillet me të.
Në personazhin e tij, prezantuesja e ngacmoi duke i thënë që pa të nuk rri dot as pesë minuta.
Nga ana tjetër, Luizi u fut në rolin e Kiarës, duke theksuar se ka nevojë për hapësirë dhe i kërkoi që t’i lërë gjërat të rrjedhin vetë.
“O çapaçuli im”, i tha Kiara - Luizit, ndërsa i dha një puthje në qafë.
Veç kësaj, të njëjtit janë shfaqur sot në humor të mirë dhe janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/01/2023
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































