LAJMI I FUNDIT:

Kia do të sjellë 14 modele hibride deri në vitin 2020 (Foto)

Kia do të sjellë 14 modele hibride deri në vitin 2020 (Foto)

Michael Cole i cili është zyrtari operativ i selisë së Kia-s për Evropë, ka bërë të ditur se kompania është duke punuar në 14 makina hibride, të cilat do të lansohen brenda katër vitesh.

Sidoqoftë, ai nuk ka bërë të ditur nëse do të ketë risi këtë vit, apo ndonjë kohë më të përafërt, por ka pohuar se ato do të vijnë kohë pas kohe, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, makina elektrike Soul ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën, ndërsa po konsiderohet edhe punimi i automobilave të tjerë, që do të lëvizin me lëngë të djegshëm si dhe me rrymë.


Mësohet se të gjitha veturat, përfshirë edhe ato EV do të pësojnë ndryshime, dhe do t’i kenë të dy mundësitë e shpenzimit.

Madje, modelet si Kio Optima, Niro dhe Forte do të pësojnë ndryshime në pjesën e jashtme, që t’i rritet aerodinamika, e cila do t’i lehtësonte mënyrën e lëvizjes. /Telegrafi/

kia-do-te-sjelle-14-modele-hibride-deri-ne-vitin-2020-foto-2

kia-do-te-sjelle-14-modele-hibride-deri-ne-vitin-2020-foto-3

kia-do-te-sjelle-14-modele-hibride-deri-ne-vitin-2020-foto-4

kia-do-te-sjelle-14-modele-hibride-deri-ne-vitin-2020-foto-5