LAJMI I FUNDIT:

Kia do të prodhojë veturën më të mahnitshme që ka krijuar ndonjëherë (Foto)

Kia do të prodhojë veturën më të mahnitshme që ka krijuar ndonjëherë (Foto)

Kompania automobilistike Kia me bazë në Seul të Koresë së Jugut, është e njohur për vetura të forta dhe praktike, por jo edhe për ndonjë model që i ka lënë pa mend njerëzit për luks dhe sportivitet.

Por, zyrtarë nga Kia kanë deklaruar se do të vënë në prodhim një veturë, që do të mahnitë me pamje dhe përformansë, transmeton Telegrafi.

Madje, sedani me katër dyer do të ketë nivel të lartë të luksit, si në pjesën e jashtme po ashtu edhe në interier. Në bazë të fotografive të publikuara, shihet modeli që ende nuk ka emër, me dyer të pasme që hapen në mënyrë të veçantë.

Linjat e kësaj vetura kanë një egërsi të këndshme, të shoqëruar me shumë elegancë.

Megjithëse mungojnë detaje rreth këtij modeli, besohet se në të do të zë vend teknologjia e lartë dhe shumë praktike.

E tëra që dihet është se pasqyrat janë eliminuar për tu zëvendësuar me kamera, që do të shfaqin filmimet në ekrane të ndryshme në pjesën e brendshme.

Ende nuk dihet, se kur do të lansohet apo sa do të kushtojë ky prodhim i ri nga Kia. /Telegrafi/

Kia do të prodhojë makinën më të mahnitshme që ka krijuar ndonjëherë foto 2 Kia do të prodhojë makinën më të mahnitshme që ka krijuar ndonjëherë foto 3 Kia do të prodhojë makinën më të mahnitshme që ka krijuar ndonjëherë foto 4 Kia do të prodhojë makinën më të mahnitshme që ka krijuar ndonjëherë foto 5