LAJMI I FUNDIT:

Kia Stonic Quantum i ri u prezantua si model i edicionit special

Kia Stonic Quantum i ri u prezantua si model i edicionit special

Kia momentalisht në linjën e saj ka hiq më pak se shtatë SUV, dhe Stonic është modeli më i lirë dhe më i vogël i kësaj linje.

Dhe tani për të nxitur më shumë interes për crossover-in e tij kompakt disi të harruar, ka një version të ri të edicionit special “Quantum” të SUV-ve të vogla të Kia-s.


Stonic Quantum ndodhet mbi modelin GT-Line të modelit të mesëm dhe Kia thotë se ofron nivele të tjera pajisjesh të kombinuara me vlerën maksimale.

Me çmim nga 24,716 euro (21,600 funte), modeli më i ri nga Kia tani është në dispozicion për t’u porositur, teksa dërgesat e para pritet të fillojnë në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të vitit 2023.

Ashtu si me pjesën tjetër të gamës së Stonic, fuqia vjen nga një motor 1.0-litërsh me tre cilindra turbocharged i cili “pompon” 99 kuaj fuqi në rrotat e përparme.

Ai është i lidhur me një transmision manual me gjashtë shpejtësi dhe do të përshpejtojë nga 0 deri në 100kMh (0-62mph) në 10,7 sekonda, raporton Auto Express, transmeton Telegrafi.

Kia Stonic Quantum - rear

Pjesa e jashtme e Stonic Quantum merr një dizajn të personalizuar, me ngjyrë Storm Grey të kombinuar me një çati dy-ngjyrëshe me ngjyrë të verdhë.

Blerësit marrin gjithashtu rrota 17 inç të pajisur si paketë standarde, por që Quantum nuk ka parakolpët më sportivë dhe fenerët LED që gjenden në modelet GT-Line dhe GT-Line S.

Ajri i kondicionuar automatik është standard, së bashku me një kamerë mbrapa, një ekran me prekje tetë inç me Apple CarPlay dhe Android Auto, xhamat “e lyer”, dritat e përparme të mjegullës dhe dritat e pasme LED.

Kia Stonic Quantum - side

Edicioni special Quantum përmban të njëjtat pajisje sigurie të cilat janë në dispozicion në të gjithë gamën e Stonic, duke përfshirë shmangien e përplasjeve përpara, asistencën për nisjen në kodër dhe ndihmën për vëmendjen e shoferit. /Telegrafi/