LAJMI I FUNDIT:

Kia sjellë modelin Stonic tërësisht të ri, vetëm për tregun evropian (Foto)

Kia sjellë modelin Stonic tërësisht të ri, vetëm për tregun evropian (Foto)

Prodhuesi i Koresë së Jugut Kia, do ta sjellë në fund të vitit modelin Stonic tërësisht të ri, vetëm për klientët në Evropë.

Grilli me të ashtuquajturën hundë e tigrit, është gjëja e parë që bie në sy, në makinën me vija të mprehta horizontale, që ngjason mjaft me Hyundai Kona, transmeton Telegrafi.

Modeli Stonic që hapet pa çelës, ka enterier të mjaftueshëm si dhe karrige me sistem të veçantë të kontrollit të klimës.

Vetura me 1.6-litra që prodhon 118 kuajfuqi, është mjaftë e qëndrueshme dhe pritet të ofrojë shpejtësi të lartë.

Megjithatë, nuk janë bërë të ditura këto detaje, si dhe çmimi që do të ketë. /Telegrafi/