LAJMI I FUNDIT:

Kia EV6 GT do të bëhet i disponueshëm në SHBA në tremujorin e katërt

Kia EV6 GT do të bëhet i disponueshëm në SHBA në tremujorin e katërt

Kia America “prezantoi” EV6 GT “për herë të parë në Amerikën e Veriut”. Makina “debutoi” në Monterey Car Week, por është interesante se si diçka që ka qenë zyrtare për më shumë se një vit mund të bëjë ndonjë nga këto gjëra.

Kia e kishte paralajmëruar modelin EV6 GT së bashku me të gjitha variacionet e tjera EV6 në muajin mars të vitit 2021.


Makina përmban 576 kuaj fuqi, dhe më në fund do të bëhet e disponueshme në Amerikën e Veriut në tremujorin e katërt të këtij viti (pra nga tetori deri në dhjetor).

Të gjithë blerësit do të marrin një kredi tarifimi prej 1,000 kWh në stacionet Electrify America, e përdorshme për tre vjet. /Telegrafi/