Udhëheqësi suprem i Iranit po kërkon shpagim për vrasjen e shkencëtarit kryesor të lidhur me programin bërthamor të vendit.
Të shtunën, Ajatollah Ali Khamenei bëri thirrje për “ndëshkim përfundimtar” të kujtdo që është përgjegjës për vdekjen e Mohsen Fakhrizadeh, siç tha ai.
Vrasja ditën e premte e Mohsen Fakhrizadeh, figura e dytë më e lartë ushtarake iraniane vrarë këtë vit, ka theksuar dobësinë e Teheranit në mbrojtjen e zyrtarëve kryesorë dhe aftësive të kundërshtarëve të tij në eliminimin e tyre, thonë disa analistë.
Irani tha se Mohsen Fakhrizadeh, 59 vjeç, u vra në një sulm të armatosur që ndodhi gjatë ditës.
Ai ndodhej në makinë në momentin e sulmit dhe po udhëtonte drejt qytetit verior të Absardit, rreth 90 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit, Teheran.
Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, i cili drejtonte Organizatën e Inovacionit dhe Kërkimit në fushën e Mbrojtës pjesë e ministrisë iraniane të Mbrojtjes njohur me akronimin SPND.
Ai kishte udhëhequr më parë një program të fshehtë të armëve bërthamore që Irani nisi në fund të viteve 1980 dhe që me sa duket u braktis në 2003, sipas agjencisë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në varësi të OKB-së.
Presidenti iranian Hassan Rouhani fajësoi Izraelin për vdekjen e shkencëtarit.
“Edhe një herë, duart e liga të arrogancës globale dhe mercenarëve zionistë u njollosën me gjakun e një djali iranian”, tha zoti Rouhani gjatë një takimi me anëtarë të kabinetit të tij që u transmetua në televizor, duke përdorur referenca të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Vrasja e Mohsen Fakhrizadeh vjen rreth 11 muaj pas një sulm ajror amerikan në Bagdad më 3 janar gjatë të cilit u vra komandanti më i lartë ushtarak i Iranit, Qassem Soleimani.
Uashingtoni e quajti sulmin një operacion me qëllimin për të mbrojtur personelin amerikan jashtë vendit nga Qassem Soleimani, i cili drejtonte Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, e përcaktuar nga SHBA si organizatë e huaj terroriste.
Duke folur për shërbimin Persian të Zërit të Amerikës, eksperti i sigurisë për Lindjen e Mesme, Thomas Juneau, profesor në Universitetin të Otavës, tha se vrasjet e Mohsen Fakhrizadeh-it dhe Qassem Soleimani-t përfaqësojnë dështime serioze të sigurisë të udhëheqjes iraniane.
“Duhet të supozojmë se të dy këta persona ndodheshin nën një mbrojtje shumë të fortë nga ana e regjimit iranian”, tha zotit Juneau.
Ai tha se vrasjet gjithashtu nxjerrin në pah pikat e forta të kundërshtarëve të Iranit.
“Kushdo që ishte përgjegjës për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh-it, tregoi një shkallë të lartë aftësie duke kryer operacionin në periferi të kryeqytetit gjatë ditës dhe në rrugë ndërsa ai supozohej të ishte nën mbrojtje”, tha zoti Juneau.
“Ndërsa, vrasja e Qassem Soleimani-t ishte rezultat i përkushtimit të jashtëzakonshëm të energjisë e burimeve nga ana e SHBA për ta ndjekur atë dhe për të dëgjuar bisedat e tij si dhe për të ditur se me çfarë merrej”, shtoi ai.
Irani i drejtuar nga islamistët, e që mohon të ketë pasur ndonjëherë qëllime për të prodhuar armë bërthamore, fajësoi për vrasjen e Fakhrizadeh armikun e tij rajonal Izraelin dhe kërcënoi me hakmarrje të ashpër.
Izraeli, shkatërrimin e të cilit Teherani e ka mbështetur prej kohësh, nuk ka bërë asnjë koment.
Shteti hebre dhe aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, nuk i kanë përjashtuar veprimet ushtarake për të parandaluar Iranin që të prodhojë armë bërthamore. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët