LAJMI I FUNDIT:

Khaby Lame i cili është gjithmonë i heshtur në video, është regjistruar duke folur, a është me të vërtetë zëri i TikTokerit?

Khaby Lame i cili është gjithmonë i heshtur në video, është regjistruar duke folur, a është me të vërtetë zëri i TikTokerit?

Khaby Lame, TikTokeri më i ndjekur në botë, ka befasuar fansat e tij kur u shfaq në një video në të cilën më në fund foli.

Influencueri, i cili ndiqet nga më shumë se 162 milionë njerëz në TikTok, ka fituar famë globale me videot e tij të thjeshta në të cilat ai hesht gjithmonë, duke reaguar ndaj këshillave të ndryshme dhe duke treguar zgjidhje të lehta pa thënë asnjë fjalë të vetme.

Sidoqoftë, së fundmi u publikua një video në të cilin Khaby më në fund foli. Në një video të shpërndarë nga Sports Center në platformën X, Lame mori pjesë në lojën e basketbollit të të famshëmëve All-Star, ku u tha shokëve të skuadrës: “Të fitojmë djema”. Ky moment ka habitur fansat e tij, ku shumë komentojnë se kjo ishte hera e parë që e dëgjonin zërin e tij.


“Hera e parë që e dëgjoj duke folur,” shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër shtoi: “A është me të vërtetë zëri i Khaby?”

Edhe pse fansat janë mësuar me heshtjen e tij në video, kjo nuk ishte hera e parë që Lame foli. Në një intervistë me Hugo Boss në vitin 2023, fansat mund ta dëgjonin gjithashtu të fliste, dhe një herë ai shpjegoi pse nuk përdor fjalë në videot e tij virale.

“Doja të sillja thjeshtësi në video. Mënyra më e mirë për të arritur sa më shumë njerëz ishte të mos flisja,” tha Lame, i cili u bë një sensacion global pasi humbi punën e tij në fabrikë për shkak të pandemisë së coronavirusit. Sot, falë videove të tij të njohura dhe të thjeshta, ai fiton miliona dhe suksesi i tij në rrjetet sociale vazhdon të rritet.

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Kalo në kategori