LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i tregon pse refuzoi kërkesën për transferimin e Pantiqit me helikopter

KFOR-i tregon pse refuzoi kërkesën për transferimin e Pantiqit me helikopter

Barrikadat e vendosura nga serbët lokalë i kanë bërë dy javë që po qëndrojnë në vendin e njëjtë. Misioni i KFOR-it ka konfirmuar se për shkak të mungesës së sigurisë është refuzuar kërkesa e Kosovës që përmes një helikopteri, i arrestuari Dejan Pantiq të transferohej nga Jarinja për në Prishtinë.

Helikopterë të KFOR-it tash e dy javë monitorojnë rregullisht situatën në veriun e barrikaduar nga serbët.


Një helikopter të ngjashëm e kishte siguruar edhe Policia e Kosovës përmes së cilit synohej që ish-zyrtari policor serb i Kosovës, i arrestuar për sulm terrorist, Dejan Pantiq, të transferohej nga stacioni policor në Jarinjë për në Prishtinë.

Por, KFOR-i ka konfirmuar për RTV Dukagjini se kërkesa për përdorimin e këtij helikopteri është refuzuar për shkak të mungesës së sigurisë.

“Komandanti i KFOR-it ka autoritetin parësor për hapësirën ajrore mbi Kosovë, në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Çdo kërkesë e refuzuar ishte për shkak se, si në situatën aktuale, nuk kishte kushte të nevojshme të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha të enjten se për këtë çështje po presin një përgjigje definitive nga KFOR-i.

Televizioni ka pyetur Policinë dhe MPB-në nëse kanë gjetur ndonjë mënyrë tjetër për transferimin e Pantiqit, por nuk ka marrë përgjigje.

Në ndërkohë, situata në veri të vendit gjatë ditës së shtunë ka qenë e qetë.

Ani pse janë bërë dy javë që rruga që të çon në pikën kufitare në Jarinjë është e bllokuar nga barrikadat, ato nuk janë larguar akoma.

Aty, pos nga hapësira ajrore, situata po monitorohet edhe nga toka përmes trupave të KFOR-it.

Por, brenda Mitrovicës së Veriut, në Lagjen e Boshnjakëve të banuar me shumicë shqiptare, patrullon Policia e Kosovës.

Për qytetarët e kësaj lagjeje është e rëndësishme që dikush të kujdeset për ta.

“Pa marrë parasysh cili nacionalitet na mbron na e përkrahim, por sidomos kur është policia jonë është normale edhe e tyre me kanë”, ka thënë banori, Ali Jusufi.

Barrikadat janë vlerësuar të paligjshme edhe nga ndërkombëtarët, të cilët bëjnë thirrje që serbët ashtu siç i kanë vendosur, t’i largojnë ato./RTVDukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori