LAJMI I FUNDIT:

KFOR: Po shqyrtojmë praninë e ROSU-s në veri

KFOR: Po shqyrtojmë praninë e ROSU-s në veri

Misioni i Aleancës Veri Atlantike në Kosovë, KFOR, përmes një komunikate për media ka treguar se është duke shqyrtuar praninë e pretenduar të Njësisë Special të Policisë së Kosovës – ROSU, në veri të vendit.

KFOR ka thënë se prezenca e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë qenë në detyrë për të mbrojtur presidentin Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Zubin Potok, ka qenë e konfirmuar.

“KFOR bënë thirrje për qetësi dhe përmbajtje, pas raportimeve kontradiktore për zonën e liqenit të Ujmanit.  Prezenca e Policisë së Kosovës në mëngjesin e sotëm në zonën e liqenit të Ujmanit ka qenë  e konfirmuar. Ka pasur pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë në detyrë për mbrojtjen e zotëri Thaçit, që ka vizituar zonën e Zubin Potokut. KFOR po shqyrton praninë e pretenduar të ROSU. Për më tepër, KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën me patrulla dhe helikopterë”, thuhet në njoftimin për media të KFOR-it,  përcjell Telegrafi.


Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori