LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarrit në Zveçan (Foto)

KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarrit në Zveçan (Foto)

Që nga ora 21:00 e natës së mbrëmshme, KFOR-i ka ndihmuar në shuarjen e zjarrit që ka ndodhur në Komunën e Zveçanit, në afërsi të Manastirit të Sokolicës.

Tre helikopterë që i përkisnin kontingjenteve të Shteteve të Bashkuara dhe atyre zvicerane kanë kryer mbi 60 fluturime, të koordinuara në terren nga personeli i Detashmentit të Përbashkët Rajonal KFOR-it – Veri (JRD (N)), në bashkëpunim me zjarrfikësit e Mitrovicës.


“Profesionalizmi i lartë, përkushtimi dhe angazhimi i të gjitha palëve të përfshira në operacione kanë mundësuar ruajtjen e Manastirit dhe rezultatin e suksesshëm të këtij aktiviteti kompleks. Sipas raporteve të operatorëve në vendngjarje, zjarri pritet të shuhet para perëndimit të diellit”, thuhet në kumtesën e KFOR-it. /Telegrafi/