Treqind e dy ushtarë të rinj sot kanë dhënë betimin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ceremonia e diplomimit të rekrutëve të FSK-së, gjenerata 01-2023, është mbajtur në Kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj, ku edhe më të mirët janë vlerësuar me mirënjohje.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i tha ushtarëve të rinj se uniforma që mbajnë, para se të jetë simbol i ushtrisë tonë, është identitet e trashëgimi i brezave të tërë që kontribuuan e sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
“Pesha e uniformes që mbani sot veshur është shumë e rëndë, sepse shumë të renda e të vështira ishin vitet kur Ademi e Hamëza, Zahiri e Luani, Agim Ramadani dhe mijëra dëshmorë të tjerë sfidonin vdekjen duke përqafuar luftën për jetë dhe liri. Sot të rreshtuar para nesh, para familjarëve tuaj dhe popullit tonë, ju po ruani vazhdimësinë e shpirtit luftarak dhe të ndjenjës së mrekullueshme të shërbimit ndaj atdheut. Trajnimi që keni zhvilluar në kursin bazë ju ka sfiduar fizikisht dhe teorikisht, por ju ka bërë të njiheni mundësitë për t’i tejkaluar ato limite. Formësimi juaj si ushtarak fillon këtu dhe nuk duhet të përfundojë asnjëherë, ashtu siç nuk do të përfundojë vullneti dhe gatishmëria juaj për t’i shërbyer atdheut dhe qytetareve të vendit tonë. Jeni të vetëdijshëm që vullneti dhe gatishmëria varet edhe nga ekzistenca e vullnetit politik të lidershipit shtetëror dhe nga përkushtimi profesional i eproreve tuaj për të ju mbështetur në përmbushjen e misionit tuaj”, tha ai.
Ai porositi ushtarët e rinj që ta prezantojnë në mënyrën më të mirë shtetin e Kosovës.
“I bindur thellësisht ju them që vullneti politik i institucioneve shtetërore dhe përkushtimi profesional i lidershipit ushtarak është më shumë se kurrë sa i dukshëm aq edhe prezent. Qeveria e Republikës së Kosovës e në veçanti Ministria e Mbrojtës janë duke mbajtur fokus të veçantë zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë. Vazhdimësia e mbështetjes nga partneret tanë, në veçanti SHBA-të dhe vendet e NATO-s po japin rezultate të përditshme, si në aspektin e zhvillimit profesional të ushtarëve tanë, gjithashtu në kompletimin me pajisje dhe sisteme moderne të armatimit. Të dashur rekrutë, ju urojë përfundimin e stërvitjes ushtarake bazë, ju përgëzoj për disiplinën dhe përkushtimin dhe në emër te institucioneve dhe qytetarëve të vendit tonë, ju kërkoj të mbani me nder dhe krenari uniformën e ushtrisë tonë, të prezantoni në mënyrën më të mirë Republikën e Kosovës, dhe të respektoni të kaluarën e lavdishme të vendit tonë duke kontribuar në krijimin e një ambienti të sigurte për të ardhmen e atdheut tonë”, tha Maqedonci.
Komandanti i KDS-së, gjeneral brigade, Jeton Dreshaj u tha ushtarëve se përgatitja dhe edukimi ushtarak i tyre, është një linjë vazhdimësie në zhvillimin dhe gatishmërinë e FSK-së.
“Ceremonia e diplomimit tuaj sot dhe dhënia e betimit, është dita më e rëndësishme e jetës tuaj, është një ditë gëzimi dhe krenarie për ju, për familjet tuaj, për ushtrinë dhe Kosovën. Sot ju bëheni pjesë e traditës ushtarake të vendosur ndër vite, themelet e së cilës vinë nga lufta e UÇK-së, nga komandanti ynë legjendar, Adem Jashari dhe nga sakrifica e dëshmorëve të kombit. Përgatitja dhe edukimi juaj ushtarak është një linjë vazhdimësie në zhvillimin dhe gatishmërinë e FSK-së. Detyra, nderi dhe atdheu janë themelet e forcës sonë, vlera këto të cilat duhet t’i mbani gjithmonë në zemrën dhe mendjen tuaj, si qytetarë të ndershëm dhe ushtar të zotë. Kjo është një rrugë që kërkon guxim dhe përkushtim ndaj vendit, qytetareve dhe kombit”, tha ai.
E në fund me mirënjohje janë nderuar rekrutët dhe instruktorët më të dalluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij