LAJMI I FUNDIT:

Këto janë të gjitha kostumet e koleksionit të rij të Rihannas

Këto janë të gjitha kostumet e koleksionit të rij të Rihannas

Rihanna është duke dëshmuar se nuk ka të ndalur, ndërkaq koleksioni i saj i fundit i modës padyshim se i ka emocionuar të gjithë.

Linja e saj e re e modës me LVMH, “Fenty”, është fshehur për një kohë të gjatë, por tani më në fund mund ta shikojmë çdo kostum të këtij koleksioni pasi që është publikuar libri ekskluziv, transmeton Telegrafi.

Si CEO dhe udhëheqëse artistike, ndikimi i Rihannas e ka inspiruar çdo dizajn, dhe shumica e kostumeve mund të njihen në çast sepse janë stili unik i yllit të popit.

Dizajnet vetvetiu janë të mahnitshme, ndërkaq janë gjithsej 18 të përfshira në këtë linjë.

Rihanna kishte deklaruar për “New York Times” se linja e saj e modës do të ishte “sa më përçarëse që është e mundur. Brendi nuk është tradicional. Është një mënyrë e re e të bërit gjëra sepse unë besoj që kështu do të jetë moda eventualisht”.

Në vend se koleksionin ta lansonte në mënyrën tradicionale me sfilita të modeleve, ajo i ka prezantuar ato përmes Instagram-it duke i veshur vet.

Këto rroba do të dalin në shitje me 29 maj. /Telegrafi/