Tashmë kanë përfunduar tri ndeshjet e para për secilin ekip në PGL EUROPE RMR A, Heroic dhe BiG janë dy ekipet e para që kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në PGL Antwerp Major.

Shumë ndeshje të forta pritet të zhvillohen në vazhdim në kualifikuesen e PGL Antwerp Major për ekipet e Evropës, ekipe si Na’Vi, FaZe, ende nuk kanë siguruar një vend për në Major, dhe do të kenë përballje të forta në ndeshjet e radhës.

heroic scaled (Foto: PGL)

Ekipi OG dhe Outsiders do të luajnë ndeshjet eliminuese, ku në rast të humbjes do të eliminohen për të humbur mundësin për në PGL Antwerp Major.

Këto janë të gjitha ndeshjet të cilat do të zhvillohen nesër në kuadër të PGL EUROPE RMR A, të cilat mund t’i ndiqni në kanalet e PGL në Twitch dhe Youtube:


Ekipet me rekord 2-1:11:00 SAW – forZe 14:45 Na’Vi – Vitality 18:30 FaZe – MOUZ
Ekipet me rekord 1-2:11:00 OG – Unique 14:45 fnatic – Eternal Fire 18:30 Outsiders – Dignitas

/Telegrafi/

telegrafi sport app