LAJMI I FUNDIT:

Këto frizura ju bëjnë të dukeni deri në dhjetë vjet më të vjetra

Këto frizura ju bëjnë të dukeni deri në dhjetë vjet më të vjetra

Tri gabime në stilizimin e flokëve për shkak të të cilave dukeni më të moshuara!

Asgjë nuk mund të prishë dukjen sa zgjedhja e keqe e frizurës. Së paku një ndër tri gabime të këtilla i bën pothuajse çdo femër, por që nuk është aspak e vetëdijshme sa e prishin gjithë dukjen, transmeton Telegrafi.


Patjetër përpiquni që të shmangni stilizimin e flokëve në këtë mënyrë:

Ndarja në mesin e kokës është gabimi i madh, sepse do t’ia shtojë disa vjet më shumë fytyrës suaj.

Opsioni shumë më i mirë është të bëni ndarjen nga njëra anë. Kështu fytyra do të përshtatet në mënyrën më të mirë dhe vijat më të bukura të fytyrës do të jenë të nxjerra në pah.

Pos kësaj, flokët e stilizuar kështu duken më femërore dhe do të dukeni më të hareshme.

Flokët tërësisht të rrafshëta janë zgjedhje e mirë për vajzat e moshës 20-vjeçare. Mirëpo, kur kalojnë në moshën e pjekurisë, mënyra e këtillë e stilizimit duhet të shmanget.

Në vend të flokëve të hekurosura zgjidhni frizurat me kaçurrela të cilat janë plot vëllim.

Nëse dëshironi t’i lidhni flokët gërshet në maje koke apo gërshet të lëshuar, kushtoni kujdes që flokët të mos jenë tepër të ngjitura mu në maje të kokës.

Në atë mënyrë fytyra do të jetë e ekspozuar, ndërsa të gjitha linjat e bukura do të jenë në plan të parë.

Kur t’i lidhni flokët, zgjidhni frizurën sikur kjo:

View this post on Instagram

A post shared by MADISON QUINN (@madisonquinnblog) on May 12, 2020 at 12:32pm PDT

/Telegrafi/