Kaq shumë ka ndryshuar saqë është pothuajse e vështirë të besohet se kanë kaluar vetëm shtatë javë.

Imazhi i parë tregon mbretëreshën e ndjerë, Elizabeth II duke pritur Liz Truss për të formuar një qeveri të re.


Dy ditë më vonë, Mbretëresha ndërroi jetë - duke filluar një periudhë zie në të gjithë vendin, raporton skynews.

lcimg 6c54515c 9bee 403b afa5 1b9fd632ddb6

Sot, saktësisht shtatë javë më vonë, Mbreti i ri, Charles II mirëpriti një kryeministër të ri - Rishi Sunak - për të formuar një qeveri.

Kujtojmë se Trus dha dorëheqje javën e kaluar pas një numri të madh të skandaleve në qeveri.

Ndryshe, Boris Johnson është pritur që të kandidojë për kryeministër, por në momentet e fundit nuk hyri në garë ashtu sikurse Penny Mordaunt. /Telegrafi/

lcimg fc82631e 8297 41c1 9867 eca47fba8167