A je CEO, pronar biznesi apo menaxher i burimeve njerëzore që po kërkon mënyra për të rritur efikasitetin e burimeve njerëzore?

HaPiTe po organizon një ngjarje për ju.


Këtë të premte nga ora 16:00 do të diskutohet për temën "Çka duhet pronarët e bizneseve të dinë për HR?", në hapësirat e HaPiTe.

Çka do të diskutohet në këtë event?

Shkumbin Ibraimi, specialist i Burimeve Njerëzore dhe CEO në Staffix, Blerim Zogaj – rekrutues dhe CEO në Talent Network dhe Brezar Xërxa – menaxher i platformës në Telegrafi Jobs, ndër të tjera, do të diskutojnë për:
- Menaxhimin e burimeve njerëzore
- Strategjitë më të mira për rekrutimin, zhvillimin dhe vlerësimin e punonjësve
- Promovimin e konkurseve të punës
- Krijimin e kulturës së punës

hapite hr 1

Përse duhet të regjistroheni?

Ky event do të sjellë diskutimet e ekspertëve, strategjitë praktike dhe shembujt e suksesit të ndërmarrësve të tjerë. Po ashtu, menaxherët e burimeve njerëzore dhe profesionistët në këtë fushë do të zgjerojnë njohuritë e tyre. Kjo është një mundësi për të mësuar, t’u frymëzuar dhe ndërtuar kontakte të reja për të gjithë ata që janë të interesuar për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe rritjen e biznesit të tyre.

Regjistrohuni tani dhe siguroni vendin tuaj! Numri është i limituar, kështu që mos e lini për më vonë!

hapite hr 2

Ky diskutim është vazhdimësi e ngjarjeve që po organizon HaPiTe. Eventet paraprake iu dedikuan marketingut digjital dhe inteligjencës artificiale, punës me influencerë, punës si freelancer e tema të tjera të cilat zgjuan interesimin e audiencës.

HaPiTe është hapësirë për ngjarje dhe mbledhi të komunitetit e themeluar nga Hallakate, Pixels dhe Telegrafi me qëllim që bizneset dhe personat aktiv në komunitet të zhvillojnë aftësitë e tyre, të rrënjëzohen dhe të zbulojnë mundësi bashkëpunimi.

hapite hr 3

hapite hr 4