LAJMI I FUNDIT:

Këtë javë merret vendimi për apelin e Karaxhiqit

Këtë javë merret vendimi për apelin e Karaxhiqit

Gjykata në Hagë pritet që më 20 mars të marrë vendim lidhur me apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, për dënimin që i është bërë për gjenocid dhe mizori të tjera gjatë luftërave në Ballkan në vitet 1990.

Bashkë me apelin e Karaxhiqit, gjyqtarët pritet të marrin vendim edhe për një kërkesë të prokurorëve që të përmbysin një lirim nga një akuzë të dytë për gjenocid, dhe ta dënojnë ish-liderin me burgim të përjetshëm.

Karaxhiq është dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.


Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, përcjell rel.

Karaxhiq, 73-vjeçar, ish-poet dhe psikiatër, ishte shpallur fajtor edhe për orkestrim të rrethimit të Sarajevës, që ka rezultuar me gati 10,000 persona të vdekur.

Karaxhiq e ka cilësuar dënimin e tij si rezultat i një “gjykimi politik”, ndërkohë që avokatët e tij kanë insistuar se prokurorët dhe gjyqtarët kanë bërë një varg gabimesh gjatë gjykimit të tij shtatëvjeçar.

Në seancën e tij të apelit, ai ka pati thënë se “kurrë nuk ka bërë asgjë kundër myslimanëve. Ne i konsiderojmë ata serbë me fe myslimane”.

Më shumë se 100,000 persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95.

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori