LAJMI I FUNDIT:

Këtë fundjavë, GO+ nisë garën e madhe të skijimit në Brezovicë

Këtë fundjavë, GO+ nisë garën e madhe të skijimit në Brezovicë

GO+ e fillon fundjavën egër, me garën më interesante të skijimit dhe ndejat e pandërprera gjatë gjithë kësaj fundjave në Brezovicë.

GO+, pija energjike me shijen më të veçantë në treg ka njoftuar se këtë të premte do të fillojë me garën më të madhe të skijimit në Brezovicë, e cila do të përcillet edhe me aktivitete tjera argëtuese dhe festive për gjithë pjesëmarrësit deri të dielën, kur edhe përmbyllet pjesa e parë e aktivitetit atraktiv dimëror.

Koncepti i garës së GO+ është shumë interesant, pasi që në këtë ngjarje pjesëmarrësit do të garojnë në kategoritë e skijimit paralel me sllallom, kërcim nga pistat e dedikuara dhe rrethet tjera të garimit në nivel të ndryshme të vështirësive. Gara është e hapur për pjesëmarrësit e të dy gjinive, ndërsa gjithë pjesëmarrësit do të trajnohen nga ekspertët më të mirë të skijimit.

“GO+ ka hyrë në treg për të ofruar shijen dhe përvojën më unike për gjithë konsumatorët e saj. Prandaj këtë fundjavë, prej të premtes deri të dielën, kur edhe mbaron edicioni i parë i garës, ne do të krijojmë momente të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit dhe spektatorët e garës në Brezovicë, e cila do të përcillet me shumë muzikë dhe argëtim prej fillimit e deri në fund të saj” ka thënë Argjira Lluka Novobërda, drejtoreshë e marketingut në GO+.

“Konsumatorët tanë janë duke e shijuar çdo kënaçe të pijes tonë, ndërsa misioni ynë është që karakterin e brendit tonë ta shfaqim në sa më shumë mënyra, në mënyrë që të krijojmë lidhje të pandashme të GO+ me konsumatorët e saj” ka shtuar Lluka.

Në fund të garës, GO+ do t’i shpërblejë fituesit me 3 shpërblimet kryesore.

Vendi i parë do të shpërblehet me 1000 euro, vendi i dytë me 700 dhe vendi i tretë do të marrë 500 euro. 

Pija energjike GO+ vjen në treg në dy opsione – shijen e pijes energjike për konsum gjatë ditës, dhe shijen tjetër më të përshtatshme për konsumimin gjatë orëve të pasdites.

Produkti tashmë është prezent në treg në gjithë Kosovën, në qindra pika të shitjes me pakicë dhe shumicë, ndërsa ambiciet e kompanisë janë që së shpejti të fillojnë me eksport në rajon dhe shtetet e ndryshme evropiane.

Paketimet e pijes energjike të GO+ do të jenë fillimisht në kënaçet me 0,25 ml.

Për më shumë detaje rreth garës, ndiqni faqet zyrtare të GO+:

Në Instagram: GoPlusDrink

Në Facebook: Go+

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori