Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar listën e zezë me emra të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të cilët janë shpallur "non grata" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në listën e zezë të gjyqtarëve që iu është anuluar viza amerikane janë edhe emrat e 14 gjyqtarëve të kallëzuar nga ILDKPKI-ja, shkruan Dita. ILDKP rezulton se ka kallëzuar në prokurori 12 gjyqtarë dhe dy prokurorë të akuzuar për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.


Emrat e gjyqtarëve të shpallur "non grata" në SHBA

23 prill 2014 - Gjin Gjoni - gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

26 shtator 2014 - Ardian Kalia, gjyqtar, Gjykata e shkallës së parë Tiranë

29 shtator 2014 - Osman Aliu, gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë, Kavajë

12 nëntor 2014 - Qani Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan

28 prill 2015 - Tomorr Kullolli, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

28 prill 2015 - Besnik Qira, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

8 qershor 2015 - Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë

8 qershor 2015 - Rasim Doda, gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë

8 qershor 2015 - Enkeleda Doda (Kashuri), gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë.

9 korrik të 2015 - Adelina Zarka, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier

9 korrik të 2015 - Petraq Çuri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

2 nëntor 2015 - Shpëtime Pitaku, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Emrat e prokurorëve të shpallur "non grata" nga Shtetet e Bashkuara

12 nëntor 2014 - Petref Asllani, Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan

1 mars 2014 - Bardhok Lleshi, me funksion prokuror.