Kështu përgatisin grekët speca të mbushur: Era e Mesdheut në kuzhinën tuaj!

Nëse kërkoni ide të reja për vaktin e drekës, kjo recetë është mu për ju Përbërësit:- 6 speca gogozhare;- 360 g mish toni;- 250 ml jogurt grek;- 1 lugë mustardë;- 1 qepë e re;- lëng nga gjysmë limoni;- 80 g kikirikë;- kripë;- piper;- 50 g kaçkavall.Përgatitja:
Pritni specat përgjysmë, vendosni në një tepsi dhe piqni në furrë në 220 gradë Celsius rreth 20 minuta.
Gjatë kësaj kohe bëni shtesën. Përzieni mishin e peshkut ton, jogurtin grek, mustardën, qepën e re, lëngun e limonit dhe kikirikët.
Hidhni kripë dhe piper.
Mbushni specat, në fund shtoni kaçkavallin e grirë në rende dhe piqni edhe 5 minuta në 220 gradë Celsius.
Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































