LAJMI I FUNDIT:

Me kështu libra fillon viti i ri shkollor për nxënësit shqiptarë (Foto)

Me kështu libra fillon viti i ri shkollor për nxënësit shqiptarë (Foto)

Viti i ri shkollor ka filluar për nxënësit shqiptarë në Maqedoni por nuk janë përmirësuar problemet që për çdo vit i ndjekin nxënësit dhe prindërit e tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Librat që ju ndahen nxënësve dhe mësuesve janë të grisura dhe jo në gjendje të mirë për mësim.

Këtë e ka dëshmuar një mësuese e një shkolle fillore në Tetovë e cila gjithashtu thotë se nga nxënësit kërkohet që librat të fotokopjohen se nuk ka për të gjithë.

”Janë këto librat që na ndajnë mësuesët nëpër shkolla, ose na thuan duhet të fotokopjohen librat se nuk kemi për të gjithë… Është kjo e arsyeshme kur dikush merr lëvdata se i furnizon fëmijët me libra falas?” thotë Arlinda Etemi, prind.

Përndryshe, nga Ministria e Arsimit thonë se gjithçka është në rregull me paralelet shqiptare dhe me librat që ju distribuohen nxënësve shqiptarë./Telegrafi/

Librat

Nuk ka paralele në gjuhën shqipe në shkollat e mesme të Ohrit (Video)
Lexo po ashtu Nuk ka paralele në gjuhën shqipe në shkollat e mesme të Ohrit (Video)