LAJMI I FUNDIT:

Kështu duket veshja perfekt afariste: Amal Clooney u ka mbajtur leksion mode të gjithëve!

Kështu duket veshja perfekt afariste: Amal Clooney u ka mbajtur leksion mode të gjithëve!

Amal Clooney, bashkëshorte e George Clooneyt, është fotografuar në rrugët e New Yorkut dhe me atë rast u ka treguar të gjithëve si duhet të duket një grua e suksesshme afariste

Ndjenja për stil të mirë asaj assesi nuk mund t’i kontestohet, andaj edhe këtë herë ishte në lartësinë e detyrës, transmeton Telegrafi.


Ajo për një paraqitje në gjykatë ka zgjedhur kombinimin në të cilin dominon ngjyra e gjelbër e cila është shumë e popullarizuar këtë vjeshtë.

Pos ngjyrës e cila është hit absolut, ka zgjedhur edhe modelin shumë të popullarizuar të mantelit. Kombinimi i thjeshtë i cili frymon elegancë është shembull perfekt i stilit afarist.

Dominimin e ngjyrës së gjelbër e ka zbutur me fanellën ngjyrë kremi. Këpucët klasike, gjithashtu ngjyrë kremi, janë zgjedhja me të cilën nuk ka gabime.

Veshjen e ka plotësuar me syzet ngjyrë të kafenjtë dhe flokë të rregulluar perfekt.

Lirisht mund të themi që ajo nuk e ka shoqen kur është fjala për stilin e veshjes. Nga ajo përfundimisht duhet të mësojmë. /Telegrafi/