LAJMI I FUNDIT:

Kështu duket ndërrimi më i shpejtë në botë i katër gomave të veturës, “në mënyrë klasike” (Video)

Kështu duket ndërrimi më i shpejtë në botë i katër gomave të veturës, “në mënyrë klasike” (Video)

Këta persona thuhet se kanë arritur të thyejnë rekordin botëror në ndërrimin e katër gomave të një veture, “në mënyrë klasike”.

Siç bëhet e ditur, përcjell Telegrafi, rregullat ishin të tilla që nuk u lejuan të përdorin një vegël elektronike, por ata përdorën vinça dhe çelësa klasikë për të hequr vidat.

Të gjithë kanë vepruar në të njëjtën kohë në secilën rrotë, kështu që arritën të arrijnë një rezultat prej 59.6 sekondash.


Edhe pse një rekord i tillë thuhet të jetë arritur në vitin 2015, ai deri më tani, ende nuk është thyer. /Telegrafi/